“Artan Didi u thye përballë politikës”

 

Tre ish-drejtorë të lartë të policisë së shtetit analizojnë punën e ish-drejtorit të përgjithshëm Artan Didi që nga 1 tetori 2013 kur mori detyrën e deri më 31 mars kur dha dorëheqjen.

Të ftuar në emsionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Shyqyri Dade, Asllan Dogjani dhe Lefter Maliqi japin anët pozitive dhe defektet e punës së drejtorit të dorëhequr të Policisë së Shtetir.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të tre ish-drejtuesit bien në një mendje që ka qenë politika që ka dëmtuar punën e policisë dhe Didi duhet të tregonte më shumë integritet dhe profesionalizëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Shyqyri Daden, Didi vlerësohet për disa aksione të policisë si ne Lazarat, Dukagjin dhe disa reforma në strukturat e policisë.

Por sipas Dades, largimi i disa policëve pa ndonjë arsye dhe mosfukisonimi i strukturave kanë lënë për të dëshiruar.

Ndërsa për Asllan Dogjanin, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryeministri Edi Rama nuk e kanë lënë Didin të punojë duke i ndërhyrë në punën e tij.

Edhe më i ashpër ndaj Didit ka qenë ish-drejtuesi tjetër Lefter Maliqi, i cili ka thënë se në këto 1 vit e gjysmë krimi është rritur, trafiqet janë rritur dhe numri i akteve terroriste me shpërthime tritoli ka krijuar pasiguri në vend.

Rrjedhimisht sipas tij puna e Didit ka qenë e dobët.

Të tre ish-drejtuesit e shfajësuan Didin për rastin e kërkesës së palës belge për Mark Frrokun duke thënë se i gjithë faji ka qenë i ministrit dhe kryeministrit.

Por si duhet të zgjidhet drejtori i ri i Përgjithshëm?

Shyqyri Dade ka një ide orgjinale.

Sipas tij nga një shortlistë të përzgjedhur duhet të ngrihet një komision përpara të cilit kandidatët duhet të paraqesin paltformën.

Aty të përcaktohet paltforma dhe performanca më e mirë dhe pikërisht autori i saj duhet të jetë drejtori i policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?