Artan Didi u “tradhtua” nga Shërbimi i Brendshëm

Policia e Shtetit kishte nisur një hetim administrativ më herët se në media të publikohej skandali i “Çështjes Frroku” me urdhër-arrestin.

Në kohën që Shërbimi i Ankesave dhe Çështjeve të Brendshme (ish-SHKB) ka ndërhyrë me procedim penal ndaj 2 oficerëve të lartë të Interpol Tiranës, hetimet nga Policia e Shtetit nuk ishin mbyllur ende, ndërsa vetë ish-kryepolici Artan Didi kishte urdhëruar hetimin administrativ, pasi ishte vënë në dijeni se diçka kishte ndodhur, raporton gazeta Dita.

Kjo, pas ridaljes në skenë të emrit të deputetit Mark Frroku dhe rikthimit të çështjes së Belgjikës. Por, pa pritur raportin nga Didi, SHAÇB ka vepruar duke dërguar drejt Prokurorisë dosjen për urdhrat e arrestit dhe njëkohësisht pezullimin nga detyra të Artan Bajraktarit dhe Loreta Allës.

Kjo “dredhi” ka kapur të papërgatitur Didin, që veprimet e SHAÇB-së e kanë nxjerrë si përgjegjës në çështje dhe duke ndjerë përgjegjësinë morale, por edhe i ndjerë i tradhtuar, ka hartuar tekstin e dorëheqjes.

Por çudia më e madhe në këtë çështje është fakti se vonesa me 3 muaj e një urdhër-arresti me gabime është konsideruar më e lehtë se ajo me një javë për urdhrin e saktë të ardhur nga Europoli.

Kjo “vonesë” ka ardhur për faktin se Didi kishte urdhëruar hetim administrativ prej disa ditësh dhe të dyshuarit nuk mund të kryenin asnjë veprim deri në zbardhjen e çështjes.

SHKARKO APP