Artan Fuga: Ministria e Arsimit është një fatkeqësi kombëtare

Akademiku Artan Fuga e konsideron Ministrinë e Arsimit si fatkeqësi kombëtare. Po ashtu ai tha se mësimi “online” gjatë pandemisë u pa po ashtu si fatkeqësi.

“Në gjendjen që ka këto vite, Ministria e Arsimit është një fatkeqësi kombëtare. Është fatkeqësi kombëtare me atë që po bën. Kaq. Unë nuk kam asgjë me mësuesit, jam vetë mësues, por imagjinoni: akoma tekstet janë tekste në letër.

Platformën e shkollës e ke akoma në letër, pra je 5 shekuj mbrapa. Këtu duhet një revolucion i paparë. Mësimi “online” gjatë pandemisë u pa si fatkeqësi. Kam dy vite që bërtas e them se krizat kthehen burim emancipimi të jashtëzakonshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njerëzimi është zhvilluar në momentet e krizave, jo të mirëqenies e bollëkut. Kush e kuptoi? Tërë kohën thonin se nuk bëhet mësimi “online”. Po nuk dite të përdorësh teknologjinë, sigurisht që nuk bëhet”, tha Fuga në ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?