Artan Gaçi: Më lajmëruan se Garda kishte urdhër për të qëlluar në 21 janar, para se të fillonte demonstrata

Deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, tha në një intervistë për “Ora News”, se ishte paralajmëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Tiranës se Garda kishte urdhër për të qëlluar protestuesit më “21 Janar’.

Kishte një skenar të qeverisë për ta shitur këtë si grusht tjetër.

Funksionoi i gjithë aparati shtetëror për ta acaruar dhe provokuar turmën, për ta përdorur më as reagimin si reagim kundër grushtit të shtetit.

Një nga drejtuesit, o drejtori ose nën.drejtori i Policisë së Tiranës më afrohet për atë që më njihte dhe më thotë Tani mundohu ti mbash njerëzit mos të hynë në Gardë, se Garda ka urdhër për të qëlluar në trup”.

Gaçi shprehet se nuk ka asnjë dyshim, se pas urdhërit që ai e cilëson “politik” qëndrojnë ministri i Brendshëm dhe kryeministri i kohës.

Kjo ishte një vrasje me urdhërese politike.

Kanë marrë urdhër nga ministri dhe kryeministri i atëhershëm.

Kjo është një ngjarje që e bën dhe shumë më të vështirë edhe nga ana e gjykatësve”.

SHKARKO APP