Artan Gaçi: Të pasurit përfitojnë më shumë fonde nga shteti

 


Artan Gaçi, deputet i PS-së në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ka deklaruar sot në mbledhjen e komisionit se problemi i abuzimeve me tenderat është i vjetër dhe karakterizon 25 vitet e fundit. Ndër të tjera ai ka theksuar se pas vitit 2013, situata ka nisur të ndryshojë, por shtoi se tregu vazhdon të ketë e të paraqesë anomali. Gaçi e ka quajtuar këtë situatë jo normale që të pasurit në vend të jenë ata që kanë përfituar më shumë fonde nga shteti, në asnjë vend nuk është pare kjo sjellje.

Ndërsa për sa i përket problemit me tenderat, z.Gaçi shprehet se: Janë kthyer në objekt akuzash e replikash në politikën shqiptare, një problem të vjetër që karakterizon 25 vitet e fundit. Situata ka nisur të ndryshojë pas vitit 2013 me ardhjen e socialistëve në pushtet, por si anëtar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, ai pohon se mjafton të bësh një krahasim për të kuptuar se të tjera kompani preferon shteti e të tjera privati.

Artan Gaçi e ka quajtur shpesh dhe duke përdorur postitn e tij, ai i quan jo normale që njerëzit më të pasur në vend të jenë ata që kanë përfituar më shumë nga paratë publike përmes tenderave. Sipas tij një gjë e tillë nuk ndodh në vende të tjera.

Kryetari i Komisionit, socialisti Eduart Shalsi, mbajti jashtë median por Gaçi tregon se përveç kritereve në tendera, tjetër shqetësim i deputetëve kishte të bënte me cilësinë e shërbimeve të ofruara.

Gaçi pohoi se Kryeministri Rama është personi më i interesuar për të zgjidhur problematikat e fenomenit të tenderave. Shembulli, sipas tij, është operacioni kundër informalitetit që ka nisur qeveria.

R.Shtylla

SHKARKO APP