FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Artan Gjergji tregon pse Shqipëria ka inflacionin më të ulët në Ballkan

”Shqipëria është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor, inflacioni i të cilit është në nivelin njëshifror”. Sipas Artan Gjergjit, kjo vjen vetëm për shkak të vendimit të qeverisë për të subvencionuar çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.

“Jemi i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që kemi inflacion me një shifër. Dhe kjo vjen për mendimin tim nga fakti që qeveria ka subvencionuar energjinë elektrike. Kjo do të thotë që ne nuk e kemi impaktin e rritjes së energjisë elektrike të pasqyruar në nivelin e çmimeve. Pra, nëse do të kishte ndodhur si në vende të tjera… Nëse qeveria do të heqë dorë nga mbështetja e energjisë elektrike sepse vërtet do të jetë e papërballueshme, pastaj që realisht inflacioni do t’i afrohet shifrave të mëdha”, tha Gjergji në A2 Business.

Për të paketat që ka miratuar qeveria për të ndihmuar shtresat në nevojë, kanë synuar një farë amortizimi të impaktit që ka rritja e çmimeve, pa pasur nevojë për studime të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?