Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:48 Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë Shqipëria vijon të shënojë progres në futbollin europian, teksa ka arritur një rezultat tepër pozitiv në renditjen përfundimtare të UEFA-s për Fair Play për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Artan Hoxha flet për “baronin e drogës” që u ekstradua sot: Miqësi me politikanë të rëndësishëm, lidhje shumë të forta

Aktualitet E enjte, 7 Mars 2024 21:23
Artan Hoxha flet për “baronin e drogës” që u ekstradua sot: Miqësi me politikanë të rëndësishëm, lidhje shumë të forta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për ekstradimin nga Kosova të Gëzim Çelës, një personazh i botës së krimit, të cilin gazetari e cilëson si një person me lidhje shumë të forta jo vetëm në zonën ku operonte, por edhe lidhje të forta me politikanë të rëndësishëm dhe autoritete të zbatimit të ligjit.

Hoxha tha se Çela është ndër personat më të vjetër në botën e krimit dhe ka arritur të qarkullojë i lirë në Shqipëri, për shumë kohë edhe pse ishte në kërkim. “Ai nuk kishte bindje por ka patur miqësi me politikanët më të rëndësishëm të vendit, qoftë edhe duke i takuar personalisht. Nuk mund të bëhesh njeri i rëndësishëm në këto nivele të kësaj bote, pa patur lidhje politike dhe pa korruptuar njerëzit e zbatimit të ligjit”, tha Hoxha.

Lidhur me aktivitetin kriminal të Çelës, Hoxha tha se ai ka patur edhe laboratorë të përpunimit të heroinës, ndërkohë që vetëm në ngjarjen e fundit me velierën e djegur në det, bëhej fjalë për një sasi prej 2.5 ton heroinë. “Ditën e sotme u ekstradua nga Kosova, Gëzim Çela. Ai u arrestua në fshatin Dardani pranë Ferizajt, në shoqërinë e dy femrave nga Shqipëria dhe një shtetasi të Kosovës. Ka qenë në kërkim për një kohë të gjatë. Ajo që i krijoi një mit dhe aureolë, është fakti që edhe pse ishte në kërkim, ka qendruar në Shqipëri, ka bërë biznes, ka patur lidhje të forta, me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe me politikën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në fakt karriera e tij është shumë e gjatë, nga ata që mund të quhen edhe themelues të krimit të organizuar. Ka historik që pas viteve 90’. Ka qenë pjesëtar i forcave speciale, ka punuar edhe në policinë kriminale, ka qenë shoqërues edhe i titullarëve. Në fillim të viteve 2000 fillojnë historitë me policinë shqiptare. Në Itali është akuzuar në vitet 90’ edhe për vrasjen e dy karabinierëve, pas një përplasje. Në Shqipëri u arrestua për llogari të palës italiane. Pritej dënim i rëndë, u përpoq të pengojë ekstradimin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kujtoj emrin “baroni i drogës” ia kemi vënë, sepse na duhej titulli i faqes së parë, nuk kishte hapësirë mjaftueshëm dhe të gjithë akuzat e tij ishin të gjata, e vetmja akuzë që nuk kishte ishte trafiku i drogës, dukej sikur ia parashkruam atë që do ti ndodhte. Edhe pse u dënua, arriti të lirohet sepse siguroi një epikrizë, që provonte se rrezikonte jetën pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. U largua në Turqi për trafik heroine dhe bëri burg atje. U soll pastaj në Shqipëri, ka qendruar pak kohë dhe u shpall në kërkim.

Mund t'ju interesojë

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Para 26 minutash
Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Para 36 minutash
Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodh...

Para 48 minutash

Vijmë pastaj te ngjarjet e fundit. Fusha e veprimit ka qenë zona e Fushë Kuqes, Kurbini, Lezhë dhe Tiranë. Është njeri me lidhje shume të forta dhe reputacion shumë të fortë në zonën e vet. Ka patur shumë njohje policore, njeri me shume ndikim në zonë.

Gjatë një operacioni të 15 gushtit të vitit të kaluar, mori pjesë DEA, anti-mafia italiane, Frontex, një agjenci tjetër që merret me monitorimin e hapësirave detare dhe u gjet një velierë, kur po bëhej shkëmbimi. Ishte në përdorim nga dy shtetas ukrainas. Po bëhej shkëmbimi i lëndës narkotike, pasi ishin dy gomone, ka qenë operacion i gjerë ndërkombëtar. Bëhej fjalë për një shkëmbim prej 2.5 ton heroinë nga Turqia, kryesisht ka qenë i specializuar, i është kapur edhe më parë laborator në Fushë Kuqe për përpunimin e heroinës. Në Kosovë ka patur bashkëpunëtor shumë të fortë. Gjatë operacionit “flakë në det”, veliera u dogj. Ukrainasit i vunë zjarrin velierës që të mos kapej.

U bë një operacion i dytë dhe u arrestua shefi i komisariati i Kurbinit, që rezultoi lidhje e afërt e Gëzim Celës. Megjithë prognozën që të bëra, Gëzim Çela nuk është njeri që kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë. Kam zero shpresë, që autoritetet tona ta thyejnë. Ai njeh mirë policinë, botën e krimit, linjat ndërkombëtare të trafikut, është njeri që ka patur laborator.

A di shumë ky? Patjetër. Një rast ka patur një vaki, ndërroi jetë nëna e tij, ai ishte në kërkim, por ndodhej në varrim dhe aty ka patur rreth 3 mijë vetë. Gëzim Çela ka qenë faktor i rëndësishëm në fushatat elektorale. Kam nxjerrë imazhe që mjetet e Gëzim Çelës kanë qenë me flamuj. Përpiqej të krijonte lidhje me forcën ne pushtet, për të krijuar lehtësira dhe të vijonte aktivitetin. Kishte aftësi mbreslënëse korruptuese. Kishte shumë impakt te zyrtarët e shtetit dhe policisë, te prokurorët, gjyqtarët.

Ai nuk kishte bindje por ka patur miqësi me politikanët më të rëndësishëm të vendit, qoftë edhe duke i takuar personalisht. Nuk mund të bëhesh njeri i rëndësishëm në këto nivele të kësaj bote, pa patur lidhje politike dhe pa korruptuar njerëzit e zbatimit të ligjit. Është interesante si do të shkojë procesi, SPAK do të tentojë të bëjë edhe identifikim të pasurive të tij. Do të jetë betejë e fortë, mbetet ta shohim. Në burgjet shqiptare besoj duhet të jetë te pesë persona më të rëndësishëm të arrestuar”, tha Hoxha.

Etiketat e lidhura

Agron Çelaartan hoxha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë
Para 1 minute

Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve
Para 5 minutash

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës nd...

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit
Para 9 minutash

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete
Para 10 minutash

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.