FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Artan Hoxha: Ilir Shtufi ua dërgoi vetë agjentëve të BKH lokacionin në Greqi…

Biznesmeni i ndërtimit, Ilir Shtufi, i cili dyshohet nga SPAK se ka pastruar paratë e kokainës në kulla dhe ndërtime, është ndaluar në Greqi dhe pritet që të ekstradohet, pasi SPAK të dërgojë dokumentacionin.

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka treguar detaje se si Shtufi është kapur në Greqi, duke thënë se ua dërgoi vetë agjentëve të BKH lokacionin.

“Shtufi është arrestuar në një hotel në Greqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që më bën përshtypje, SPAK ka pritur që element të tillë të vijnë në Shqipëri dhe të veprojë. Në rastin konkret pjesa dërrmuese nuk kanë qenë në Shqipëri. Vëllezërit Koçeku janë në Dubai.

Swiss Digital Mobile Reklama

E dyta, Astrit Vladi dhe Kastriot Vladi, kanë jetuar në Shqipëri dhe Belgjikë. Ajo që bie në sy, kapet Orest Sota.

Njeriu i dytë që u kap, biznesmeni Ilir Shtufi. Firma e Shtufit ka mbi 25 vjet në aktivitet, prandaj do ti gjesh të gjithë aty.

Ditën e premte, oficerët e BKH kanë trokitur në derën e familjes Shtufi. Nuk e kanë gjetur, i kanë kërkuar bashkëshortes ku është dhe ajo i ka thënë është jashtë vendit. I ka rënë telefonit me kamera, i është përgjigjur në hollin e hotelit. I ka thënë e kisha për të kthye të mërkurën por do të kthehem të hënën. Ata thonë kemi këtë vendim. U thotë atyre do të kthehem. Oficerët i thonë, që ta shënojmë në procesverbal, a mund të na çosh lokacionin ku ndodhesh. Ai e çon dhe për dy orë i çojnë policinë greke. Ai e çoi vetë lokacioni. Ishte me një person tjetër. Personi tjetër kishte ditëlindjen e vajzës.

Policia greke, ka çuar trupat në Selanik. SPAK ka vepruar menjëherë, ka marrë lokacionin dhe ia ka dhënë grekëve. Kur u ka kërkuar vendim atje, i kanë thënë do të bësh një sqarim me autoritetet shqiptare.

Në momentin që e çuan në stacionin e policisë, ka filluar praktika, që autoritetet shqiptare e kërkojnë dhe duhet të mbahet në izolim deria të vijë dosja. Sot gjykata e Selanikut ka miratuar kërkesën 40 ditë derisa të vijnë dokumentat nga SPAK.

Kjo e lokacionit, nuk e ka menduar ai që mund ta arrestojnë aq shpejt.

Mbase Shtufi nuk e ka menduar se do të vinin aq shpejt. Është bërë identifikimi i tij, vendndodhja e tij, tha ndër të tjera Lala.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?