Artan Hoxha mesazh ”të koduar” për misterin Ervis Martinaj
Gazetari Artan Hoxha, ka dhënë një mesazh të koduar lidhur me misterin që rrethon zhdukjen e Ervis Martinajt. Duke ju referuar deklaratave që qarkullojnë jo vetëm në media, por edhe nga zyrtarë të Policisë së Shtetit, Hoxha me doza ironie duke ju referuar batutave të filmit shqiptar “njeriu me Top” shkruan “Jo po mos e ka futur ndonjëri në xhep”.
Postimi i plotë
Ore si vajti ajo puna me atë “drejtorin” e lojërave të fatit, që “PATRONAZHIMI”, jo rregjimi, i dinte jo vetëm makinën, po edhe targën?
Gjetën gjë?
Si thote Tosun Baçi te “Njeriu me top”: “Jo po se mos e ka futur ndonjeri në xhep?
Kërkojeni, kërkojeni. Kur ta gjeni, më lajmëroni.
Këtu jam unë, të Pinxhot e Ekuadorit.