Artan Hoxha: Opozita ka një video që mund ta rrëzojë Edi Ramën

Gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste në studion e emisionit “Java” në Radio Televizionin Shqiptar ka pohuar se opozita ka disa filmime të forta, që  tregojnë se si janë vjedhur votat në Dibër.

“Opozita ka disa filmime më të forta se si janë vjedhur votat në Dibër. Por se pse nuk  e nxjerrin e dinë ata”, ka thënë gazetari.

Hoxha nënvizoi se në zgjedhje janë kapur komisionet duke marrë lekë dhe nëse opozita e nxjerr atë video, mund të nis një hetim i fortë që mund edhe ta rrëzojë qeverinë Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?