Artan Hoxha: Provat se si u vra ish-ushtaraku për drogën

Gazetari investigativ Artan Hoxha vizitoi nga afër fshatrat mes Tiranës dhe Elbasanit në vendin ku para pak ditëve ndodhi një vrasje që mendohet se ka të bëjë me trafikun e drogës.

Hoxha u shpreh se do të publikojë prova dhe fakte për viktimën e fundit të narkotrafikut që thotë se ishte një ish-ushtarak.

Në skenën e krimit për të sjellë prova dhe fakte për viktimën e fundit të narkotrafikut. Një udhëtim aventure prej 12 orësh në zemër të xhunglës së trafikantëve të kanabisit në zonën malore që kufizon malësinë e Tiranës dhe Malësinë e Elbasanit. Është një nga ato investigime që nuk duhet ta humbni, jo për të mësuar si u ekzekutua një ish-profesionist i Forcave të Armatosura, por për të kuptuar se çfarë kohe po jetojmë….Nga ora 16.30 live si gjithmonë, në NEWS 24”, shkruan Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupi i pajetë i 36-vjeçarit Besnik Pudja u gjet mesditën e 7 tetorit në një stan në fshatin Kollogjesh, të Komunës Shën-Gjergj dhe një armë tip pistoletë afër trupit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Alarmi është dhënë nga një telefonate në sallën operative, tek numri i emergjencave 112, ndërsa me të shkuar në vendngjarje policia ka konstatuar trupin e pajetë të shtetasit 36-vjeçarin, banues në Shkozë. Paraprakisht dyshohet që 36-vjeçari të jetë vetëvrarë”, deklaroi atë ditë policia.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=vbuTvV9C5MA&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?