Artan Hoxha: Vangjush Dako është njeriu më i rëndësishëm pas kryeministrit

Gazetari Artan Hoxha tha në “Opinion” te Blendi Fevziu se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako mbetet njeriu më i rëndësishëm në mazhorancë pas kryeministrit Edi Rama.

Ndaj arrestimi i tij, ndonëse fletëarresti është firmosur të premten në darkë, është bërë me ndikim të ndërkombëtarëve. Sipas Hoxhës, ish-kryebashkiaku është njeriu që lidh botën e politikës së nivelit të lartë me botën e krimit të organizuar.

Ndaj nga nata e së premtes që u firmos arresti, ka patur ndërhyrje nga politika e lartë, por në fund u arrestua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas gazetarit investigativ lajmi nuk është akuza, por fakti që u fut në qeli, sepse ka patur shumë presion nga lart që të mos pritej fletëarresti.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?