Artan Hoxha zbulon foton e snajperit që qëlloi Çapjan: Bosët e krimit janë futur në…
Gazetari Artan Hoxha publikoi sot foto të snajperit të avancuar që u përdur për të qëlluar disa javë më parë ndaj Ardjan Çapjas.
Në foto duken pamjet e snajperit të djegur, i cili ka të stampuar edhe kodin “APR338”.
Bëhet fjalë për një snajper finlandez të tipit “Sako TRG M10”.
“Te ngjarja e Elbasanit, ku u qëllua Ardjan Çapja, nga ekspertiza që i është bërë armës që në fillim u tha se ishte një snajpert e kalibrit 338 me origjinë finlandeze. Por, nga hetimi u zbulua se kjo është një armë e shërbimit zvicerjan që kushton nga 20-30 mijë euro.
Qitja është bërë nga sedilja e mbrapme e automjetit, pasi aty është gjetur dhe këmbaleci. Çapja nuk është qëlluar fiks nga kodra me pisha, pasi nuk ka fushëpamje. Është goditur nga rruga që ka fushëpamje nga një distancë prej 362 metrash dhe ka faktorë të tjerë që ndikojnë tek qitësi, që janë kushtet atmosferike dhe mundësia që ke për një qitje të dytë që nuk e ka pasur një mundësi të tillë“, tha Hoxha.
Gazetari theksoi në studion e “Abc News” se në botën e krimit në Shqipëri po ndodh një ristrukturim dhe në sipërfaqe po dalin bosa të rinj të krimit duke goditur të vjetrit.
“Grupet që ishin në Tiranë janë tërhequr, ato të Vlorës po, po ashtu dhe në Elbasan janë tërhequr ose janë mbyllur në kulla për të pritur kundërshtarin“, tha Hoxha.