Artan Lame për çezmen e vitit 1916

Artan Lame, kreu i ALUIZNI-t dhe një njohës i mirë i trashëgimisë kulturore ka bërë një denoncim për prishjen e një çezme, e cila sipas tij mendohet se është ndërtuar nga italianët në vitet 1916-1918.

Lamë ne FB ka publikuar disa foto të saj, e cila duket se është e degraduar. Ajo ndodhet ne Qeparo dhe në muret e saj është një mbishkrim në gjuhën italiane.

Artan Lame kërkon ndihmën e ndonjë personi të pasur për të bërë restaurimin e kësaj çemze, që sipas tij është me vlera të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja si e tregon Artan Lame: 

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë rrugës nga Borshi në Qeparo, m’u buzë udhës, gjendet kjo milet çesmé (fonatana publica) e ndërtuar nga italianët. Duke patur parasysh se edhe rruga është ndërtuar po nga italianët gjatë viteve 1916-1918, çezma duhet të jetë e njëkohshme me të.

Në pllakën qendrore të saj, është gdhendur me reliev pozitiv sa vijon (në dy variante):

“VITA E RESPIR CONCEDO / A CHIUNQUE IN ME SA BERE / ITALIA”. Ose:

“VITA E RESPIR CONCEDO / A CHIUNQUE IN ME S’ALBERO’ / ITALIA”.

Por mund te jete edhe: S’ABBERO, ose boooh?!

Prishja e mbishkrimit është bërë me aq dashuri, kurë dhe nge, sa e pata të vështirë të saktësoj diç më shumë. Ua le në dorë njohësve më të thellë të italishtes të japin ndihmën e tyre.

Veç kësaj, ftoj çdokënd njeh ndonjë pasunar të atyre anëve, ta ofroje të bëjë restaurimin e saj e ti kthejë ujin që rrjedh aty pranë.

Do bërë kjo punë, përpara se bijtë e atyre që rrëmuan me daltë mbishkrimin, të prishin me kazmë gjithë monumentin.

cezmacezmaacezmaaaa

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?