FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Artan Luku: Parlamenti duhet të dëgjojë protestuesit, jo të qëndrojë spektator

Deputeti i Partisë Agrare Ambientaliste, Artan Luku, ka reaguar për situatën politike dhe protestat e fundit në vend, duke theksuar se Kuvendi ka detyrimin kushtetues të dëgjojë qytetarët dhe t’i adresojë kërkesat e tyre përmes vendimmarrjes.

Në një deklaratë për mediat, Luku u shpreh se Parlamenti nuk duhet të mbetet spektator përballë protestës qytetare, duke nënvizuar se protesta është pjesë e funksionimit të një demokracie dhe se injorimi i saj përbën problem.

Sipas tij, Partia Agrare Ambientaliste vlerëson se situata aktuale kërkon përgjegjësi institucionale dhe jo përplasje politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mandati ynë parlamentar do të vihet në shërbim të çdo nisme që fuqizon demokracinë, mbron interesin publik dhe u rikthen qytetarëve të drejtën për të vendosur drejtpërdrejt mbi çështjet me rëndësi kombëtare”, thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Luku paraqiti edhe prioritetet që, sipas Partisë Agrare Ambientaliste, duhet të trajtohen nga Kuvendi. Mes tyre renditi shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, reformimin e ligjit për referendumet sipas modeleve më të mira evropiane, përfshirë atë zviceran, si dhe ndryshime kushtetuese për një sistem zgjedhor proporcional kombëtar me lista plotësisht të hapura, duke ruajtur përfaqësimin me 140 deputetë.

Deputeti shtoi se edhe këto reforma duhet t’i nënshtrohen miratimit të qytetarëve përmes referendumit, pasi të jetë reformuar kuadri ligjor për këtë mekanizëm të demokracisë së drejtpërdrejtë.

Në përfundim, Luku theksoi se sovraniteti buron nga qytetarët dhe se institucionet nuk mund të qëndrojnë indiferente ndaj zërit të tyre, duke shtuar se demokracia forcohet përmes dialogut, reformave dhe vendimmarrjes, e jo duke injoruar protestat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?