Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 14:19 Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”! Nga Agron Gjekmarkaj Babua erdhi si Çiçikovi në asamble, me një pyetje që i rëndonte në kokë si çekan: nëse njeriu mund të jetë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Artan Santon e kanë harruar të gjithë…

Artan Santon e kanë harruar të gjithë…

Aktualitet
E premte, 27 Qershor 2025 16:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Artan Hoxha

Kanë kaluar vetëm 11 vite nga ngjarja e 26 qershorit 2014, që tronditi kryeqytetin. Por duket kaq e largët, saqë Artan Santon, themeluesin e bankës së parë me kapital 100% shqiptar dhe njërës nga bankat më të rëndësishme në vend, e kanë harruar të gjithë. Të gjithë ata që dikur prisnin në radhë para derës së zyrës së tij politikanë të nivelit më të lartë, qeveritarë, gjyqtarë e prokurorë, pronarë mediash e moderatorë të cilët përfituan sa mundën prej tij, nuk gjetën kohë as për një minutë të vetme ta kujtonin. Fiks sipas shprehjes popullore: “I vdekuri me të vdekurit, të gjallët me të gjallët”.

Kryeministrit që e kishte bërë mik të ngushtë para se të vritej, nuk i kanë mjaftuar tre mandate për të zbuluar çfarë ndodhi me një “çun Tirone”. Ndoshta e ka lënë për mandatin e katërt?! Por ta kujtonte me dy rreshta në përvjetorin e tij, nuk do t’i kushtonte asgjë. Nëse do të rendisja të gjithë kryeministrat dhe ministrat që kanë bashkëpunuar apo përfituar prej tij, nuk do të më mjaftonte koha.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sot, porositësit dhe përfituesit nga vrasja e Santos po shijojnë në qetësi “të mirat” e 26 qershorit 2014. E ndërkohë, organizatorët dhe ekzekutorët e atentatit kanë pësuar një fund tragjik. Ata nuk mund të flasin apo të dëshmojnë më për atë që bënë me gjakftohtësi dhe profesionalizëm kriminal. Nuk mund të tregojnë se kush i porositi, kush i pagoi dhe, më e rëndësishmja, kush i zhduku nga faqja e dheut më keq se objektivin e tyre. Duket se një dorë e rafinuar, që fshihet pas fuqisë së madhe politiko-ekonomike, i rrëmbeu me uniforma policësh specialë dhe i zhduku kufomat e tyre me një saktësi kirurgjikale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fati i atyre që morën përsipër ekzekutimin e Artan Santos, “Guximtarit” të sistemit bankar shqiptar, ishte shumë më tragjik se ai i vetë viktimës. Ata jo vetëm që u rrëmbyen dhe u vranë, por u lanë edhe pa varr. Jo për hakmarrje ndaj asaj që bënë në zemër të ish-Bllokut, por për të fshirë një herë e mirë gjurmët që çonin te urdhëruesit.

Mund t'ju interesojë

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave

Para 1 ore
Nga fshirja e shënimeve kufizuese te shpërdorimi i detyrës, juristi i ASHK-së përfundon në gjykatë

Nga fshirja e shënimeve kufizuese te shpërdorimi i detyrës, juristi i ASHK-së përfundon...

Para 2 orësh
Sot datëlindja e Pandeli Majkos

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

Para 3 orësh

Çdo përvjetor përpiqem të bëj apel për zbulimin e vrasjes më të rëndësishme të periudhës post-komuniste. Dje heshta qëllimisht, duke pritur kot nëse dikush do ta kujtonte Artan Santon. Nuk u zhgënjeva, askush nuk e bëri. Në pranverën e vitit 2020, disa oficerë me përvojë të Policisë së Shtetit e tërhoqën nga arkiva dosjen e 26 qershorit 2014, kur personat me motorin “Suzuki V-Strom” ekzekutuan në orën 9:15 drejtuesin e Bankës Credins, Artan Santo. Pasi kryen në heshtje dhe në fshehtësi të plotë një sërë veprimesh, ngritën 2-3 pista të reja dhe, në fillim të dhjetorit 2020, ia dërguan materialin Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Prokurorët e SPAK premtuan se do ta shqyrtonin me shpejtësi dhe do të nisnin hetimet intensive.
Por, kur kanë kaluar edhe pesë vite të tjera, nuk kanë kryer asnjë veprim.

I vetmi vendim që mbetet ende në fuqi pas 11 vitesh është shpërblimi prej 100 mijë eurosh i vendosur nga qeveria shqiptare për çdo qytetar që ndihmon në zbulimin e autorëve të vrasjes së bankierit Artan Santo. Ky është shpërblimi më i madh i dhënë ndonjëherë në Shqipëri për zbardhjen e një vrasjeje. Por fakti që është një shumë e majme nuk i ka “joshur” dëshmitarët. Ata e dinë shumë mirë se “koka” që fshihet pas kësaj vrasjeje mund t’u hajë kokën e tyre.

Njeriu i fundit që mbahej nën mbikëqyrje sistematike nga Policia e Shtetit, i dyshuar për lidhje me këtë vrasje, u zhduk pa lënë gjurmë pas një rrëmbimi enigmatik më 8 shkurt 2015. Nuk kam dëgjuar që Policia e Shtetit të ketë vendosur ndonjë shpërblim për qytetarët që ndihmojnë në gjetjen e tij. Mesa duket, ai nuk vlente asnjë kokërr leku…

Etiketat e lidhura

Artan Santo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!
Para 22 minutash

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete: 309 vota pro, 190 kundër reformës së Dobrindt
Para 39 minutash

Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete: 309 vota pro, 190 kundër reformës së Dobrindt

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?
Para 1 ore

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave
Para 1 ore

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 17 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 21 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 8 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.