Artan Tafani dëshmon në GJKKO për tritolin në lokalin e Noizy-t: Lëndën plasëse e vendosa te dera, ndeza fitilin dhe ika

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, po dëshmon në Gjykatën e Posaçme për tritolin e vendosur në lokalin e reperit të njohur Noizy, emri i vërtetë, Rigels Rajku.

Ngjarja ka nisur pas një përplasjeje në rrjetin social TikTok mes Kleviol Ahmetit dhe Noizyt, e cila më pas është përshkallëzuar në konflikt fizik dhe plan për hakmarrje.

Tafani ka deklaruar se grupi është mbledhur në zonën e Astirit, ku sipas tij janë diskutuar planet. Ai tha se Laerti, ka insistuar për vendosjen e eksplozivit në lokalin e reperit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshmia e Artan Tafani: Kemi qëndruar në Astir. Gjatë kësaj kohe, Laerti ndiqte TikTok-un. Kleviol Ahmeti është nga Lushnja, nga lagjja e Laertit. Atë ditë, Kleviol Ahmeti ishte zënë me Noizy. Ishin ofenduar në TikTok. Më pas kishin shkuar edhe te lokali dhe ishin konfliktuar. Klevioli dhe Laerti janë rritur bashkë. Laertit nuk i erdhi mirë që ishte rrahur Klevioli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Laerti po thoshte: T’i vendosim tritol Noizyt, pse ka rrahur Kleviolin.” Vëllai i Laertit, Luisi, po diskutonte me të nga Gjermania përmes kamerës. I tha: “Çfarë bëni? Mos bëni gabim ta vendosni.” Në një moment u tërhoqën. Më pas, nëna e Laertit e mori në telefon. Po diskutonin për mënyrën si e kishte goditur Noizy Kleviolin. “Gjynah si e goditi Noizy Kleviolin.”

Më pas më tha mua dhe Lulzimit: “Çohuni dhe vendoseni tritolin.” E përgatitëm, pasi kishim tritol në shtëpi. “Shkoni në orën 4”, tha.

Tritolin e merrnim në Tepelenë. E izoluam me ngjitës; ishin pako 100–200 gramëshe dhe i bashkova. U nisëm me makinën time. Lulzim Spahia e njihte lokalin. Shkuam atje dhe parkova afër lokalit. Laerti na tha ta hidhnim tritolin brenda lokalit.

Nuk po i gjeja shkallët për t’u ngjitur në katin e dytë. U ktheva te makina dhe i thashë ta vendosnim te dyqani i rrobave poshtë. “Mirë”, tha, “vendoseni te dyqani.” E vendosa te dera, ndeza fitilin dhe u largova.

SPAK: Mes teje dhe Lulzimit, kush vendosi që eksplozivin ta vendosnit ju? E morët vetë përsipër?

Tafani: Laerti vendosi që ta vendosja unë. Herën e parë nuk gjeta shkallët, ndaj i thashë Lulzimit: ‘Shko ti ta vendosësh.’ Atëherë Laerti tha: Jo, jo, ta vendosë ai.

SPAK: Mendon se të ka parë njeri atë natë?

Tafani: Po, ishte një fast-food hapur. Një person ishte te banaku. Kaluan edhe dy veta aty. Pasi e ndeza, ika me vrap te makina.

SPAK: Si u mor vesh që Noizy kishte një aktivitet aty?

Tafani: E dinin Laerti dhe Lulzimi.

SPAK: Po ngjarja mes Kleviol Ahmetit dhe Rigels Rajkut, si u mor vesh?

Tafani: Nga TikTok-u, sepse Laerti e ndiqte shpesh Kleviolin. S’kishte çfarë bënte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?