Artan Tafani nuk ndalet, zbërthen edhe kodet në SKY të grupit të Laert Haxhiut

Pasi tregoi për vrasjet kriminale, Artan Tafani ka rrëfyer edhe kodet identifikuese që Laert Haxhiu dhe grupi i tij përdornin në aplikacionin SKY. Këto kode janë dhënë nga 39-vjeçari gjatë marrjes në pyetje për të disatën herë.

Përmes tyre Prokuroria e Elbasanit shpreson të grumbullojë prova për ngjarje të tjera kriminale të rrëfyera nga Artan Tafani. Ky dyshim i hetuesve vjen pasi 39-vjeçari, ka rrëfyer përpara tyre se në platformën SKY janë zhvilluar komunikime e biseda lidhur me vrasje e tentative vrasjesh dhe i përfshirë ka qenë i shumëkërkuari Laert Haxhiu.

Tek ky i fundit Tafani ka adresuar dhe 18 ngjarjet kriminale tashmë të zbardhura nga policia në operacionin “Kurrë mos harro”. 31-vjeçari Haxhiu aktualisht ndodhet në burg në Greqi dhe akuzohet si pjesëmarrës dhe organizator. Në pranga u vendosën 12 persona të cilët u lanë nga gjykata në arrest në burg ndërsa 4 të tjerë janë ende në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?