Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur Lutfi Hoxha

Aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar, Lutfi Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri i Durrësit përmes një njoftimi.

“Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së artë të teatrit “Aleksandër Moisiu”. Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka”, njoftoi Teatri i Durrësit këtë të diel.

Homazhet për Lutfi Hoxhën do të mbahen nesër në hollin e teatrit “A. Moisiu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?