Artikulli në EuReporter që u fshi për paratë ruse, Kryemadhi: I sajuar, u pagua nga Mirel Mërtiri Aktualitet E enjte, 16 Mars 2023 22:34 Shto te burimet e preferuara Shpërnda Shpërnda Facebook WhatsApp Copy Copied! Print Email X EuReporter publikoi një shkrim, ku thuhej se ish-kryetarja e ish-LSI Monika Kryemadhi ka marrë para nga kompani të kontrolluara nga biznesmenë rusë.Reklamë Reklamo në Koha JonëReklamë Reklamo në Koha Jonë Për këtë u publikuan edhe disa fatura, por vetë faqja e fshiu lajmin më pas dhe u shprehën se e fshinë pasi po investigojnë. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Monika Kryemadhi u shpreh se ky artikull është i sajuar. Sipas saj, portali është paguar nga Mirel Mërtiri biznesmeni i shpallur në kërkim për inceneratorin e Elbasanit. Kryemadhi tha se këtë çështje do ta dërgojë në prokurori.ReklamëReklamo në Koha Jonë Monika Kryemadhi: E para njëherë më vjen çudi që vlerat për të cilat kanë vendosur janë vlera qesharake po ta shikoni. Blendi Fevziu: Për Perëndimin nuk janë qesharake këto. 13 mijë ,5 mijë. Monika Kryemadhi: Share holders. Edhe qenkan off shore në Zyrih. Blendi Fevziu: Pse jeni ju aksionere tek kjo kompani? Monika Kryemadhi: Nuk jam aksionere, nuk kam qenë asnjëherë. Blendi Fevziu: Pse i keni dhënë shërbime marketingu kësaj kompanie? Monika Kryemadhi: Nuk i kam dhënë asnjëherë shërbime marketingu. Blendi Fevziu: Pra është komplet e sajuar? Monika Kryemadhi: Absolutisht. Vjen si rezultat i shkrimit të Financial Times që u bë për zotin Rama. Kam filluar ta investigoj. Më rezulton që pagesat e kësaj i ka bërë ortaku i Erion Veliaj, zoti Mirel Mërtiri në një portal të tillë. Blendi Fevziu: Kush? Monika Kryemadhi: Zoti Mirel Mërtiri ka bërë pagesa për këtë shkrim në mënyrë të tillë që është bërë tashmë e rëndomtë. Blendi Fevziu: Si është bërë me fatura? Monika Kryemadhi: Do t’i gjejmë edhe faturat mos i kini merak. Etiketat e lidhuraMonika Kryemadhi