Artur Roshi shpjegon votën e tij: Përderisa nuk jemi në krah të Ramës, jemi në anën e duhur

Deputeti Artur Roshi shpjegon votën e tij sot kundër ndryshimit të Kushtetutës nga Edi Rama.

Reagimi i Roshit

Asnjehere ne qendrimet e mia politike nuk kam pritur as mbeshtetjen dhe as bekimin politik te kryeministrit.
Sepse ne jemi qartas ne dy llogore krejtesisht te kunderta politike.

Po ne se une e them me dinjitet se jam ballist dhe krenohem me te shkuaren time, krenohem me ideatorin tim politik Mid’hat Frasherin dija e te cilit i krijon nje shok mental kryeministrit , nuk e di me se mund te krenohet ai politikisht.(me diktatorin?)

Nuk me intimidojne dhe as me ofendojne insinuatat e tij me “pula dhe me balliste si personazhe filmash” të diktaturës,sepse ato genjeshtra te sterperseritura jane te vetmet copa balte qe te majteve u kane mbetur dhe po u shkërmoqen në duar, per te na hedhur, por me indinjojne dhe revoltojne.

Kur ne nje shoqeri ku plaget e komunizmit nuk jane thare, ku nuk eshte kerkuar ndjese , nuk eshte bere katharsis dhe drejtesia nuk eshte vene ne vend, shprehje te thena me nje krenari te dale boje se jam djale komunisti(siç pohoi Kryeministri) apo alibia qe me nxoren kur kerkova ndryshime ne ligjin e te perndjekurve politike se ata nuk ishin elektorati i tyre sigurisht qe me indinjojne.

Me tregojne qe ne kete shoqeri qe ecen duke ngecur ska ndryshuar asgje dhe ne vazhdojme te jemi nje shtrese e persekutuar politike.

Revoltohem qe kryeministri duke dashur te me akuzoje per qendrimet e mia politike fyen ballistet apo dhe nje zonje qe ska asnje lidhje me kete debat.

Te jesh ballist nuk eshte demode sepse nacionalizmi sdel kur nga moda,aq më tepër nacionalizmi pozitiv i Mid’hatit në kufijë e patëriotizmit,ndersa te jesh narcist eshte instiktive ne natyren njerzore dhe lideri (kryeministri në këtë rast) duhet te qendroje pertej instikteve primare natyrale te qenies njerzore.

Balli ka qendruar gjithmone ne anen e duhur te historise dhe kjo ane nuk eshte perputhur asnjehere me qendrimet e komunistve dhe te komunistve te moderuar.

Pozicioni jone ne hierarkine e politikes nuk eshte fryt i aftesise sone por i deformimit qe i eshte bere votes se shqiptareve.

Keshtu qe duke vazhduar historine tone politike do vazhdojme te mbajme anen tone dhe nuk presim bekimin e askujt.

A.Roshi

SHKARKO APP