Artur Zheji: Jemi ende te abetarja e demokracisë, do rezistojmë!

Gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji i është bashkuar protestës së gazetarëve dhe mediave kundër paketës “antishpifje”. Në një prononcim për “News24”, Zheji tha se pjesëmarrja e gazetarëve në protestë edhe pse e vogël në numër, kauza e tyre do të vijojë mbrojtjen e fjalës së lirë.

“Jemi shumë pak. Realisht jemi shumë pak, është një protestë e mirë , por e pakët në numër. Pakica jo rrallëherë ka pasur të drejtë dhe një shumicë fiktive ka vendosur në emër të të gjithëve. Sot po bëhet një turp mbi lirinë e munguar ndaj mediave. Më mirë që jemi sot pak e sak, dhe të paktën kur kapërcehen apo shkruhen faqet e historisë, njerëzit firmosin një pakt që përputhet me nderin e tij. Në do të rezistojmë. Tani, është përllogaritur që kjo paketë të mbjellë frikë. Ne akoma jemi te abetarja e demokracisë, nuk kemi pse habitemi”- tha mes tjerash, gazetari Artur Zheji.

Ndërkohë, Zheji ka thumbuar edhe kolegët e tij, duke u shprehur se “Sot po bëhet turp tjetër mbi lirinë e munguar të medias. Mund të ketë një akt tjetër final, shoh pak kolegë drejtues emisionesh, ndoshta merren me sport, palestër, lifting që nuk i përkasin përmbajtjes së gazetarisë, me vjen keq për këtë.

Jemi një popull që kemi pak kohë nga pushimi diktatorial, s’kemi ndërgjegjen e duhur me atë që na i bëjnë në çdo fushë, edhe kur na bllokojnë rrugën pa na thënë fare, kur fëmijët tanë hanë ushqime të skaduar, cdo gjë është e manipulueshme nga një pushtet qendror. ne do rezistojmë”.

SHKARKO APP