Artur Zheji në Zululand: Dua një armë për të mbrojtur familjen
Vetëm pak ditë nga thirrja e fortë nga salla e Kuvendit e ish-kryeministrit Sali Berisha, për armatosjen e popullsisë, analisti Artur Zheji u shpreh nga studiot e TemA TV se dëshiron të zotërojë një armë.
Në emisionin Zululand, me Mustafa Nanon, Zheji ripërsëriti pretendimet e një pjese të opinionit publik se rrethohemi nga banda kriminale (që arrestohen dhe lirohen nga drejtësia) dhe se zgjidhje “për të mbrojtur familjen” do të ishte armëmbajtja. “Gjithmonë kam patur një psikozë, po mirë po unë pse mos ta kem një pistoletë?…Do ta mbaja në një kasafortë, si gjith dynjaja e qytetëruar. Do ta vajisja, do ta fusja brenda edhe larg qoft, kurr mos qoftë, nëse do të ndiheshe e kërcënuar familja ime do ta përdorja që çke me të!” – deklaroi Zheji, mes të tjerash, në Zululand.
Intervista e plotë me Artur Zhejin në Zululand trasmetohet në TemA TV, ora 19:30. TEMA
KOHA JONË SONDAZH

