Artur Zheji: Ramës i ka mbetur traktori në brazdë, në dy vite s’ka asgjë të re

 

Artur Zheji thotë se qeveria e Edi Ramës në dy vite nuk ka bërë asgjë.

Ai shkruan në një analizë tek Mapo, se Ramës i ka mbetur traktori në brazdë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duket qartë dhe nga shumë e shumë elementë, që makineria qeverisëse nuk po del dot nga ngërçi, ose e thënë më butë, nuk po arrin dot përmbushjen e objektivave të paravendosura. Ende mbas dy vitesh, qeverisja ngjan si një traktor që në vend që të lërojë tokën, ka ngelur vetë, në brazdën e kënetës së realitetit shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është vërtet e dhimbshme, sepse pritshmëria e paradokohshme ishte dhe është akoma mjaft e madhe, madje edhe rezultatet e zgjedhjeve më të fundit dhanë përsëri një mbështetje të fuqishme për këtë Shumicë.

Jemi sërish në mungesë të plotë të të Rejave.

Të Reja, si për shembull, ku janë dhe Përse nuk janë të pranishme investimet e mëdha në Shqipëri, të kompanive të rëndësishme dhe me buxhete të mëdha? Kompani turistike, kompani serioze të nxjerrjes së burimeve ende të fshehura energjetike dhe nëntokësore shqiptare.

Të Reja si për shembull, Projektet e Mëdha infrastrukturore dhe sidomos Prodhuese, të cilat, të japin trendin se:

Me çfarë do të ecë Përpara, Shqipëria në dekadat e ardhshme?!

Si do të mundet pra Shqipëria, në xhunglën e egër të konkurrencës rajonale, të ketë individualitetin e saj ekzistencial, si profil ekonomik dhe prodhues, e të mundet pra, të konkurrojë në Turizëm, në Bujqësi, në Aftësinë e saj, për të shfrytëzuar pa u grabitur dhe pa u shpërdoruar, resurset e veta, qofshin këto pasuri natyrore, apo resurse njerëzore?”, shkruan Zheji.

Por Kryeministri, nëse kënaqet me punën, gjithsesi fisnike, të rrobaqepësit, të rrobaqepësit retorik në këtë rast, që qep apo arnon, pikat e dobëta apo xhaketat e shqepura të ministrave, do të thotë se ai, nuk ka në tryezën e tij të punës, të Reja të rëndësishme, që lidhen me vizione të qenësishme për të Ardhmen Reale dhe Zhvillimore të Vendit.

Dhe ky është realisht një Problem. Një Problem që nuk del pra, as në debatet televizive dhe as në debatet parlamentare. Një Problem serioz dhe i fshehur nëpërmjet Zhurmës së grindjeve të përhershme. Të një vendi si Shqipëria, që tanimë është mësuar të ushqehet me trysninë dhe emocionet politike, si me një ushqim të përditshëm dhe si me një drogë të përditshme.

Dhe pra, opinioni ynë publik, është bërë tashmë i mvarur ndaj kësaj droge emotive, dhe lyp nga shefi politik i radhës, këtë ushqim pikant dhe të ndezur retorik, si një pjesë të menysë së vet shpirtërore. Dhe gazetarët apo opinionistët, ku unë nuk bëj pjesë, vrapojnë logjikisht edhe ata, si është dhe moda e sotme shqiptare, të gatuajnë emocione të forta, si në një spektakël, për t’iu përshtatur këtyre shijeve të konsumatorit”, vijon Zheji.

Ai ndërkohë thotë se as opozita nuk ka ndonjë alternativë apo program qeverisës.

MAPO

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?