Arvizu lë Shqipërinë, vjen Donald Lu

Njëri shkon dhe tjetri vjen. Aleksandër Arvizu largohet nga Shqipëria duke marre me vete dhe me kujtimet e vizitës në burgun famëkeq të Spaçit për ti lënë vendin pasardhësit të tij.

Pak orë pasi bëri publik në facebook vizitën e tij në burgun e Spaçin, ambasada amerikane përmes një postimi po në facebook informon se Donald Lu u betua gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit të Sh.B.A.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori i ardhshëm Lu tha se “Shqipëria është një aleate e afërt dhe një mike e Shteteve të Bashkuara. Unë do të punoj çdo ditë në mënyrë që të sigurohem që kjo aleancë dhe miqësi të arrijë pritshmëritë ambicioze që amerikanët dhe shqiptarët ndajnë me njëri-tjetrin. Ne jemi dhe gjithnjë do të mbetemi dy popuj pafundësisht të përkushtuar ndaj demokracisë, lirisë së qytetarëve, dhe sundimit të ligjit.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?