As Basha nuk mban zi kombëtare, takim me profesionistët e lirë: Mbështetja SPAK-ut, garanci për qytetarët

Edhe pse vendi është në zi kombëtare si vendim i qeverisë për vdekjen e Papa Françeskut, por që Lulzim Basha nuk ka vijuar me takimet elektorale. Ai zhvilloi një takim me përfaqësues të profesioneve të lira në Tiranë, ku theksoi se korrupsioni është problemi më i madh që pengon zhvillimin ekonomik dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Mungesa e transparencës, mungesa e llogaridhënies, mungesa e institucioneve që mund ta bëjnë këtë. Shkatërrimi i institucioneve që mund ta bëjnë këtë, duke filluar me KLSH-n. E cila vit për vit nxjerr raportin e abuzimeve nga administrata shtetërore që kanë arritur në shifra prej 7 miliardë euro”, tha Basha.

Po ashtu Basha theksoi mbështetjen e plotë për SPAK-un, duke e konsideruar si një nga institucionet e pakta që funksionon me standarde perëndimore dhe nuk ndikohet nga politika.

Swiss Digital Desktop Reklama

“SPAK-u ka treguar se për një kohë të shkurtër arrin të veprojë si një institucion pothuajse perëndimor. Angazhimi ynë kryesor në raport me shoqërinë por që prek drejtpërdrejtë interesat tuaja si shtresë e mesme është që SPAK-ut t’i japim edhe më shumë fuqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si? Më shumë financa, më shumë burime njerëzore, infrastrukturë më të mirë ligjore në mënyrë që problemi numër 1 i Shqipërisë, korrupsioni që është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik për integrimin europian, të marrë goditje sa më vdekjeprurëse.

Ne qëndrojmë në krah të SPAK dhe kundër korrupsionit dhe jo me fjalë. Ne jemi të vetmit që kemi një vit e gjysmë që kemi çuar në Parlament amendamentet për t’i dhënë SPAK-ut më shumë fonde, më shumë burime njerëzore, infrastrukturë ligjore, siç e kërkoi para Parlamentit por po e bëjnë veshin e shurdhët. Sepse nuk duan t’ia japin”, tha Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?