As këtë mbrëmje nuk ka qetësi, plagosje me armë zjarri në Kurbin

Edhe këtë mbrëmje nuk munguan sherret që çuan në përdorimin e armëve. Rasim Tafa mbeti i plagosur pas një konflikti çasti me bashkëfshatarin, mbrëmjen e sotme në fshatin Gjormë të Kurbinit.

Ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Policia ka arritur të identifikojë dhe të kapë autorin e ngjarjes, të identifikuar si Met Lika, i cili u shoqërua në Komisariat.

Ende nuk dihen detaje ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat. Mund të themi se është ngjarje e përsëritur pasi edhe një ditë më parë kishte një të plagosur në Kurbin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?