
Transporti publilk qytetas dhe ndërqytetar nuk nisi as këtë të hënë, për shkak të refuzimit të përfaqësuesve të këtij transporti. Përfaqësuesit e transportit publik kërkuan uljen e TVSH dhe heqjen e akcizës por sipas tyre, nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Nga ana tjetër, ata thonë se është kosto e shtuar për ta realizimi I protokollit të sigurisë në kuadër të masave për parandalimin e Covid-19. Kur ende transporti publik është i mbyllur, sot rinisi aktiviteti i transportit ajror dhe detar.