Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:26 Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin, duke e shpallur fajtor për korrupsion dhe pastrim të produkteve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

As të lirë e as të ndershëm! “Antiamerikanë” e “të qetë”, po!

Aktualitet E enjte, 29 Prill 2021 22:59
As të lirë e as të ndershëm! “Antiamerikanë” e “të qetë”, po!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga GENT STRAZIMIRI

I dashur sovran, Këtu e 8 vjet ose “3 ambasadorë” më parë, të shkruaja se nuk e kuptoja verdiktin  tënd kundër “arrogancës” së Sali Berishës, për të zgjedhur më liri të plotë “përulësinë” e Edi Ramës…

Verdikti yt i atëhershëm çorientoi, në fakt, edhe të gjitha sondazhet e sondazhistët.

8 vjet kaluan shpejt dhe ne prapë u takuam në çdo rrugë e rrugicë, dyqan e kioskë dhe sigurisht më së shumti në kafene, ku më tregoje me lot në sy hallet e shtuara gjatë këtyre 8 viteve.

Më tregoje listën e gjatë të borxheve te marketi i lagjes, te farmacia ngjitur, tek OSSHE, tek ujësjellësi, te komshiu zemërmirë, pa 5 mijëlekëshin e vjetër borxh të të cilit nuk do mund të blije kosin dhe bukën e vjetruar më gjysmë çmimi “për të mbyllur muajin”

Më tregoje se artimetikisht nuk të dilte të përballoje me pension, përkrahje sociale apo edhe me rrogë, faturat, ushqimin dhe ilaçet…

Më tregoje sesi dyqani modest nuk të mjaftonte më për të siguruar jetesën për shkak të taksave, gjobave, shtrenjtimit të energjisë dhe ujit… Më tregoje sesi djali iku në emigrim, pa të pyetur, pa kthyer kokën mbrapa, “pa letra”, me bindjen se dyqani, me të cilin e rrit jo keq, nuk mund të ishte e ardhmja duke qenë se s’është më as e sotmja…

Sesi la shkollën që s’ia paguaje dot më, sesi të argumentonte që “edhe po ta mbaronte nuk do gjente punë”…

Dhe ti, me lot në sy, me dhimbjen e prindit mosaprovues, por të pafuqishëm … i jepje të drejtë… Më rrëfeje frikën për shembjen e shtëpisë së ndërtuar me gjak, megjithëse ke shlyer të gjitha detyrimet ndaj shtetit sipas ligjit, dhe ishe i ndërgjegjshëm se “ky s’pyet për ligj”…

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ti e dije i dashur sovran se përse je në këtë gjendje.

Ti e klithje me emër fajtorin, mallkoje veten për votën kundër Sali Berishës në 2013 dhe bëje be’ se nuk do përsëritej…

Sot, 8 vite e “3 ambasadorë” më pas, verdikti yt është zyrtar dhe unë po përpiqem ta lexoj me vëmendje përsëri, por jo pa vështirësi, sepse përsëri verdikti yt i ka bërë lëmsh sondazhet dhe sondazhistët më me famë.

Me votën tënde, ke refuzuar:

* pagën minimale 1200 euro nëse je mjek, ose 700 euro nëse je infermier… (?!)

* pensionin jo më pak se 250 dollarë, pavarësisht nëse je demokrat a socialist, pavarësisht nëse ke qenë apo jo “veteran”…(?!)

* uljen e taksës në 9% nga ajo vrastarja 23% …(?!)

Ke refuzuar:

* rrogën minimale 400 mijë lekë nga 220 mijë që e ke…(?!)

* rritjen e përkrahjes sociale deri në nivelet e çmimeve…(?!)

Ke refuzuar:

* karburantin 240 lekë më të lirë…(?!)

* energjinë dhe ujin më të lirë… (?!)

* paratë në dorë për subvencion nëse je fermer a peshkatar…(?!)

Ke refuzuar:

* shkollën pa taksa, me libra të paguar nga shteti, madje edhe me ushqim, si dhe stazhin e paguar për fëmijën nxënës a student…(?!)

Në thelb, i dashur Sovran, ke refuzuar të çlirohesh nga zgjedha arbitrare e vagabondëve pa ligj, dhe ke zgjedhur të shtosh PPP-të dhe… lotët e hidhura në faqe…(?!)

Po lexoj në këtë ditë pasverdikt që o të ngrenë në qiell për “përgjegjshmërinë” e “qetësinë” që ke treguar, o të mallkojnë si “dele”, “injorant”, “i pagdhendur”, “adhurues i xhelatit”, “i pabesë” e “hileqar”…

Mundet edhe të jesh nga pak secili nga këto më lart i dashur Sovran, por një gjë s’je, dhe për këtë i vë të dyja duart në zjarr:

*ti nuk je antiamerikan dhe PIKË!!!

Do të prisja prej teje në kuti të votimit çdo deformim që as aritmetika e as logjika s’e shpjegon dot, duke pasur parasysh modelet perverse në sjellje, veshje e fjalor, që të imponojnë nëpër media si modele suksesi që nga i pari i vendit e deri te showgirl më e fundit, por antiamerikanizmin JO.

Por diçka ka ndodhur, sepse në verdiktin tënd shoh jo pak, por 11 deputetë të dalë nga vullneti dhe influenca e individëve që Amerika i ka shpallur zyrtarisht “non grata”, e të cilët të këshilloi shprehimisht t’i refuzosh…(?!)

Njëri syresh, madje, ka dalë me emër, zë dhe figurë ballë për ballë Amerikës, dhe nga verdikti yt rezulton se ai është fituesi real i këtyre zgjedhjeve…

Ai me shokë kanë përcaktuar fituesin me ata 11 deputetë të dalë:

* 2 në Shkodër (?!), 1 në Tiranë (?!) dhe të paktën 8 në Durrës…(?!), persona që s’i njeh askush… as ti…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

U përpoqa ta llogaris aritmetikisht pjesën antiamerikane të verdiktit tënd, i dashur Sovran, por çdo shifër e shumëzuar me “0” antiamerikanizëm që ekziston në Shqipëri, më del baras “0”… dhe jo baras me 11 deputetë siç më del në kutitë e votimit…(?!)

Këtu e 8 vjet ose “3 ambasadorë” më parë, i dashur Sovran, tek të pyesja për verdiktin e dhënë, m’u sulën mbi shpinë të gjithë “opinionistët”, “analistët”, “politologët”, me akuzën se “refuzon verdiktin e Sovranit” dhe mbase atëherë u tregova pak i ashpër me ty, por gjithsesi i ndershëm dhe i vërtetë, dhe a e di pse?

Sepse ishe i lirë!

Sot më ngjall veç dhimbje e mëshirë… s’të “shaj” dot! Të votosh sipas bindjes tënde, sot 8 vjet e “3 ambasadorë” më pas, është kthyer në një akt heroizmi e unë nuk të dua hero, dua thjesht të jesh i lirë… si amerikanët që i adhurojmë!!! Antiamerikanizmi që doli në kuti nuk është produkti yt, ti thjesht nuk je më i lirë, nuk je më Sovran i vendimeve të tua… Kush nuk është i lirë, kush nuk është sovran i vendimeve të veta, nuk mund të jetë as i ndershëm, sepse nderi nuk mbrohet kur ke duar e këmbë lidhur…

Mund t'ju interesojë

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet m...

Para 4 minutash
Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 27 minutash
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 27 minutash

Por më e keqja është se ti dukesh … i qetë, dhe për këtë madje të vlerësojnë edhe në gjuhë të huaja…

Ti je ish-sovran e për këtë mos e kërko fajin gjetkë! Këtu e 8 vjet ose “3 ambasadorë” më parë, kur ambasadorët “lëvdonin” qetësinë tënde, të pata paralajmëruar se “në këtë vend do jetojmë ti dhe unë e jo ambasadorët që këtë vend e kanë thjesht një stacion para pensionit”, apo para transferimit të radhës.

Sot jemi në pikën që ti s’e ke më as lirinë, as ndershmërinë as fuqinë të veprosh jo më sipas interesave të tua, por as si të këshillojnë e nxisin ngrohtësisht ambasadorët…

Ti sot ke treguar se je nën zgjedhën, nën pushtetin e personave “non grata”…

Ata kushtëzojnë vullnetin tënd, asgjësojnë lirinë tënde, luajnë me nderin tënd, denatyrojnë verdiktin tënd deri në antiamerikanizëm.

Nga pushteti i tyre, këtë herë as fuqia e ambasadorëve s’të ka çliruar dot… përkundrazi…

Në këto kushte, verdikti aspak sovran i një ish-Sovrani, nuk mundet dhe nuk do të jetë kurrë “grata” për mua. Zgjedhje, në të cilat ti ke shkuar të votosh i kërrusur nën peshën e kërcënimit “Mbylle gojën, k*rvë”, unë nuk mund t’i pranoj.

E vetmja gjë që të ka mbetur, është… “qetësia”…

Dhe “qetësia” që ke, kur s’je i lirë të mbrosh nderin tënd, quhet frikë e frikacaku ngjall veç përbuzje e neveri, në shqip dhe në “anglisht”…

Shqetësohu i dashur ish-Sovran, revoltohu!

Nga këtu fillon gjithçka, nga revolta, jo nga qetësia e bindja apo ca më keq akoma nga lëvdatat e rrejshme për to.

Revolta është pjalmi i lirisë, i nderit, i Sovranitetit!

Revolta, i dashur ish-Sovran, jo “qetësia”!

Marrë nga Panorama.al

Etiketat e lidhura

Gent Strazimiri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Para 4 minutash

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 20 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 27 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 27 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.