Asetet kriminale, bllokohen makina luksoze dhe pasuri në Berat dhe Shkodër
Policia ka bllokuar sot në qytetin e Beratit, 10 makina luksoze, pas verifikimit të dokumentacionit, ku ato kanë rezultuar me mangësi ose e kanë pasur të falsifikuar. Operacioni policor “Vjeshtë 2017” është shtrirë sot dhe në Berat, pas Fierit dhe Vlorës. Makinat pa dokumentacion që dyshohet se janë futur kontrabandë nga vendet e BE=-së ose janë siguruara nga burime të paligjshme janë bllokuar në postblloqet e ngritura nga Policia dhe forcat speciale.
Gjithashtu në Shkodër, Policia e Shtetit ka sekuestruar sot aktivitetin tregtar të Xhavit Kasemit, “Briland” shpk, 2300 m2 pasuri të paluajtshme dhe 4 automjete. Me 26.09.2017 nga strukturat e Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në D.V.P Shkodër në kuadër të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017” u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, në zbatim të Vendimit nr. 826 të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për: -Sekuestrimin e aktivitetit tregtar të subjektit “Briland”shpk, me administator Xhavit Kasemi.
Pasurinë e paluajtshme 2 godina nga 1000 m2, në lagjen “Ajasëm”, Shkodër. Për pasuri të luajtshme, produkte të prodhimit nga “Briland”shpk, që ndodhen brenda godinave së lartëpërmendura -Për pasuri të paluajtshme, magazinë, në përdorim të subjektit Briland”shpk 300 m2, në lagjen “Liria”, Shkodër.
4 automjete në përdorim të subjektit Briland”shpk si më poshtë: Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA237OL, Automjeti tip Wolksvagen me targë SH6014E, Automjeti tip Ford me targë SH1642E, Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA482AN.

