Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Asgjë e re nga Brukseli! Ukrainasit dhe moldavët janë ballkanasit e ardhshëm

Aktualitet E enjte, 23 Qershor 2022 21:52
Asgjë e re nga Brukseli! Ukrainasit dhe moldavët janë ballkanasit e ardhshëm
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Lutfi Dervishi

Sot ukrainasit dhe moldavët kanë arsye për t’u festuar nëse besojnë se marrja e statusit kandidat për në BE është një ftesë për të qëndruar në paradhomën e familjes së madhe me 26 anëtarë, por nuk ka shumë arsye për gëzim kur sheh bilancin për Ballkanin.

Sot, nuk pati lajm të mirë për Shqipërinë që ka 8 vjet që ka marrë statusin e vendit kandidat, nuk pritej lajm i mirë për Maqedoninë që ka 17 vjet me statusin e vendit kandidat, dy vende që sipas Komisionit Europian kanë plotësuar kushtet prej vitit 2018!

Por më skandaloze është situata me Kosovën! I vetmi vend i izoluar në kontinent! (Dhe të mendosh që edhe banorët e Venezuelës lëvizin pa viza në hapësirën Shengen? Lajm të mirë nuk pati as për Bosnjën dhe as për dy vendet që kanë vite që kanë hapur negociatat, Serbia më 2014 dhe Mali i Zi më 2012.

Agresioni rus në Ukrainë ka ndryshuar çdo gjë për BE-në, me përjashtim të politikës së saj të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që “zgjerohet’ drejt Lindjes dhe tregon kujdes të shtuar për oborrin e pasmë, në rajon po humbet “rrugën” në oborr. Ndonëse vlerësuar që prej 2018 se ka plotësuar kushtet për çeljen e negociatave, ndonëse mbështetja për BE-në është në shifrat 90%, Shqipërisë i duhet sërish të presë ditë më të mira.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Historia e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së gjithmonë e më shumë po i ngjan historisë së disa rrugëve tona në Shqipëri, që dihet data se kur nisin punimet, por deri në përfundim të tyre, dalin probleme pas problemesh: me shpronësimin, financimin, rrëshqitjet, gjykatat, protestat, ndikimet globale etj etj! Dështimi për të mbaruar në kohë mbulohet mu ashtu si u mbyll sot takimi BE- Ballkani Perëndimor me fjalë, foto dhe video të bukura për rrjetet sociale që pasohen nga vizita në rajon të ngjashme me vizitat inspektuese në “kantieret e ndërtimit” të rrugëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por përtej krahasimit që çalon është e qartë se tani nuk po flitet më për standarde që duhen plotësuar, por për mosmarrëveshje që duhen zgjidhur. Nëse merr në konsideratë se çfarë kërkon Bullgaria nga Maqedonia, duket se shqetësimi më i madh në Ballkan nuk është e ardhmja, por e shkuara. Pas 30 vjet beteje me Athinën për të shkuarën, Shkupit do t’i duhet edhe një betejë tjetër për të shkuarën me Sofien.

Mund t'ju interesojë

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 14 minutash
Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next...

Para 19 minutash
Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Para 19 minutash

Shqipëria nuk ka pse mbetet peng i mosmarrëveshjeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Në vend që të bëjë betejë për të ardhmen e vet me kërkesën për t’u vlerësuar sipas meritës, Tirana e gjen veten në një luftë batutash me Sofien që nuk ka asnjë pretendim ndaj Shqipërisë? Dhe show tjetër i panevojshëm sot ishte “Ballkani Hapur” në Bruksel. Serbia është në një fazë të avancuar (teknik) në raport me integrimin në BE. Treshja e “Ballkanit Hapur” mund të duartrokitej sot vetëm nëse krahas tyre aty do të ishte edhe Presidentja e Kosovës dhe të katër të shprehnin zhgënjimin për pafuqinë e Brukselit për të marrë vendime për të integruar më tej rajonin me BE-në.

Koordinimi i qëndrimeve me njëri-tjetrin në Ballkan nuk duhet të bëhet me idenë se kemi edhe alternativë tjetër përveç rrugës drejt BE-së. Ideja e ndërtimit të Europës në shtëpinë tonë është dhe objektivi i të gjithëve. Por nuk mund të ndërtohet Europa në shtëpinë tonë pa ndihmën e Europës. (Pa përmendur miliardat e ndihmës të dhënë nga Brukseli mjaft të kujtojmë se për rajonin BE angazhon 9 miliardë euro grant dhe 30 miliardë për investime- fondet e ndihmës 2021-2027).

Samiti i sotëm BE- Ballkani Perëndimor u mbyll me foton e bukur të liderëve. Qershorin e ardhshëm mbushen 20 vjet nga Samiti i Selanikut, ku kryetarët e shteteve të Unionit premtuan se e ardhmja e rajonit është në BE! Atëherë u krijua përshtypja se bëhej fjalë për një të ardhme të afërt. Sot duket se e ardhmja do të jetë e largët. Sot është ditë e mirë për ukrainasit dhe moldavët. Ballkanasit e ardhshëm!

Etiketat e lidhura

Lutfi Dervishi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 5 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 13 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 14 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 19 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.