Asgjesohen 2 parcela me kanabis, arrestohet kultivuesi
Një 28 vjeçar në Malësi të Madhe është arrestuar nga policia për kultivim të lëndëve narkotike.
Blutë arrestuan Leonard Sokaj, banues në Kelmend, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Kletë” në fshatin Vukël, i’u konstatuan në 2 parcela 98 bimë narkotikë të llojit Canabis Sattiva të cilat u asgjesuan me anë të djegies.
Materialet proçeduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale ” Kultivimi i bimëve narkotike “.
KOHA JONË SONDAZH

