Asgjësohen 2004 bimë kanabis në Vlorë dhe Fier
Asgjësohen të tjera bimë kanabisi. Në vijim të operacionit kundër kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Vlorës ka asgjesuar 15 parcela me rreth 1422 rrënjë bimë kanabis.
Një pjesë e bimëve narkotike u gjetën të mbjella në fshatin Penkovë të Vlorës, të kultivuara nëpër 14 parcela (sipërfaqe toke pa pronar).
Ndërkohë parcela tjetër me kanabis u gjet në Sarandë. Policia ka arrestuar në flagrancë për “Kultivimin e bimëve narkotike” shtetasin Mikel Mero, 34 vjeç, banues në Konispol.
Lënda narkotike u gjet në malin “Kalihore” pranë fshatit Vrinë.
330 rrënjët e kanabisit që u gjetën të mbjella në parcelën që ishte në pronësi të të arrestuarit u asgjesuan me djegie.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tjerë.
Ndërkohë në Fier, nga kontrolli i ushtruar në fshatin Fermë Romës, në vendin e quajtur “Gryka e pyllit”, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 582 bimë kanabis.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
KOHA JONË SONDAZH

