Asgjësohen 2600 rrënjë kanabis në Parkun Kombëtar
Policia e Librazhdit ka asgjesuar 2600 rrënjë kanabis sativa e cila ishte mbjellë në parkun kombëtar të “Shebenik Jabllanicë” në Librazhd. Në pranga janë vënë roja i mjedisit të këtij parku Bashkim Koçi 60 vjeç dhe kryeplaku i fshatit Nuri Hasa 46-vjeç. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim të krimit.
“Këta shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë , pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Qarrisht, në vendin e quajtur “Qaf Kryq“, në një zonë të mbuluar në Parkun Kombëtar “Shebenik Jabllanicë”, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuar 2600 bimë narkotike të dyshuara me atë të llojit “Cannabis Sattiva””, informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallzim Krimi” parashikuar nga nenet 248 dhe 300 të Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

