Asgjësohen 37.101 bimë kanabis në Dibër, Lezhë, Krujë, Skrapar dhe Përmet

Ka vijuar operacioni policor për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në veri të vendit.Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në Dibër, Lezhë, Krujë, Skrapar dhe Përmet janë asgjesuar 37.101 bimë kanabis, ndërsa janë arrestuar tre persona të dyshuar si kultivues të tyre.

Konkretisht në Bulqizë policia asgjesoi 14 134 bimë kanabisi, të cilat ishin mbjellë në vendin e quajtur “Livadhet e lepurit”. Policia arrestoi tre persona të dyshuar si kultivues të bimëve narkotike, përkatësisht:

  • Bashkim Balla, 56 vjeç, banues në Bulqizë
  • Engjellush Tola, 43 vjeç, banues në Bulqizë
  • Petrit Kurti, 53 vjeç, banues në Kamëz-Tiranë

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Dibër efektivët e komisariatit të policisë zbuluan në vendin e quajtur “Zabelet e fshatit Shimçan” 960 rrënjë bimë kanabisi. Prej tytre  300 bimë ishin të kultivuara në tokë, ndërsa  660 në kubikë. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe nga efektivët e Komisariatit të Policisë Mat, ka vijuar kontrolli i territorit  për goditjen e veprimtarisë kriminale të lëndëve narkotike, ku në vendin e quajtur “Qaf Shtamë” janë evidentuar të kultivuara dhe u asgjësuan në vend me anë të djegies disa bimë të dyshuara narkotike “Cannabis Sattiva”.Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e kultivuesit.

Ndërkohë në qarkun e Lezhës policia ka asgjesuar 1230 bimë kanabis.

Konkretisht:

Mirditë , në Hebe Fanë , në një zonë të pyllëzuar  1030  bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Lezhë , në vendin e quajtur “Brimëz”  200 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Policia po punon për identifikim edhe kapjen e autorëve . Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në Skrapar, gjatë finalizimit të operacionit policor të koduar “Lavdari”, policia gjeti dhe asgjesoi 13.082 bimë kanabis në fshatin Therepel.Bimët u gjetën të kultivuara në një tokë pa pronar dhe varionin deri në 60 cm të larta.Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në Krujë policia thotë se ka asgjesuar 3 600 rrënjë bimë kanabisi në fshatin Cudhi. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në Përmet policia ka zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies 4085 bimë kanabisi.Bimët narkotike u gjetën në vendin e quajtur “Laskarov” , në afërsi të fshatit “Alipostivan” .Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?