Asgjësohen 3900 rrënjë kanabis në Vlorë

Dhjetë parcela me rreth 3900 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Vlorës të mbjella në fshatrat Vërmik, Vezhdanisht dhe Dukat i Ri.

Sipas policisë, bimët narkotike ishin të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronarë, të ndara në 10 parcela, me lartësi deri në 25 cm, të cilat u asgjësuan me djegie. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Ndërkohë, mbi 2 mijë rrënjë kanabis u asgjësuan edhe në Lushnje. Në fshatin Çiflik u gjetën edhe 198 fidanë në kubik. Shpallen në kërkim dy kultivuesit: N.N, 47 vjeç, banues në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të Lushnjes dhe Y.P., 54 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori” të Beratit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?