Asgjësohen 5373 rrënjë bimë narkotike canabis sativa
Dje, në vijim të kontrolleve të zhvilluara nga efektivat e Komisariatit të Policisë Skrapar, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në vendin e quajtur “Gurrëza”, në fshatin Qafë, Njësia Administrative Potom, Skrapar, u gjetën dhe asgjësuan 5373 rrënjë bimë narkotike canabis sativa. Bimët u gjetën të kultivuara në një tokë pa pronar dhe varionin deri në 35 cm të larta. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
KOHA JONË SONDAZH

