Asgjësohen 812 bimë hashash në Dhërmi

 

Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë ,  në zbatim të planit operacional ” anti-canabis” kanë  zbuluar dhe kane asgjesuar 812-fidanë bimë narkotike e llojit Canabi-Sattiva në fshatin Dhërmi.

Bimët  narkotike u gjet në vendin e quajtur Lamgadh, ne një zonë të thellë e të pyllëzuar.

Bima narkotike  varionte me lartësi 3-10 cm dhe  ishte e vendosur në  kubikë gati për t’u mbjellë.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale si dhe  për identifikimin dhe arrestimin e e autorëve.

Materialet  ju dërguan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

SHKARKO APP