Asgjësohen mbi 5200 rrënjë kanabis në Memaliaj dhe Vlorë
Policia e Tepelenës ka zbuluar dhe asgjësuar 7.410 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva , në Kurvelesh dhe Memaliaj.
Në dy fshatra në Kurvelesh të Tepelenës, në vendin e quajtur “Përroi i Kaurit” dhe “Përroi i pishave” u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 4710 bimë narkotike.
Si dhe në fshatin Kalivaç , Memaliaj nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Rëza” dhe “Xana” u gjetën dhe u asgjësuan në total 2700 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Ndërkohë në Vlorë, policia asgjëson 10 parcela me rreth 539 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatin Drashovicë të Vlorës dhe në fshatin Velahovë të Sarandës, të cilat u asgjësuan me djegie.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
KOHA JONË SONDAZH

