ASHE merr edhe Delvinën, Rigels Balili fitues me 72.80% të votave

 

Mbyllet votimi edhe në bashkinë e Delvinës.

Grupet e numërimit kanë numëruar të 24 kutitë e votimit, nga rezultati i të cilave fitues është kandidati i ASHE, Rigels Balili me 72.80%, kundrejt kandidatit të djathtë Dhurim Alinani me 27.20% të votave.

Pjesmarrja në votime ishte 45.55%, ose 6.736 votues.

SHKARKO APP