Asnjë prenotim për verën në Sarandë, agjencitë pa kontrata
Turistët e parë të huaj kanë mbërritur në Sarandë!
Veç atyre ditorë, ka edhe prej tyre që janë vendosur për një kohë më të gjatë.
“Jam nga Berlini dhe nuk kam shumë kohë që kam ardhur këtu, por do të rrimë dy muaj më pëlqen shumë vendi dhe shqiptarët janë njerëz miqësor” – thotë një pushues i huaj.
Këto janë sinjalet e para për gjallërimin e turizmit në mes të pandemisë së koronavirusit, por prenotime për verën ende nuk ka!
“Akoma nuk kemi prenotime për sezonin e verës. Më saktë janë vetëm nëj numër i vogël, por interesimi është i madh“- thotë Arben Çipa.
Sektori i hotelerisë në Sarandë, shpreson për sezon turistik më të mirë, se ai i një viti më pare që i dha goditje të fortë sektorit!
Kufizimet e lëvizjes me vendet e BE, thonë se mund të ndihmojnë që Shqipëria të kthehet në një destinacion për vendet e rajonit!
“Shohim një interesim edhe nga operatorët maqedonas ndryshen ga vitet e tjera. Shohim tregun serb dhe kosovar. Një interesim nga operatorët italian të cilët kanë filluar të angazhohen dhe të mobilizohen për nga muaji qershor, ndoshta ata duhet të kenë ndonjë sinjal” – shton ai.
Pravera do duhet të sillte kroçierat e para në brigjet e Jonit, ku në skenarin më optimist sezoni pritet të fillojë në mes te muajit qershor. /Ora News