Astrit Patozi tregon formulën, ja aktorët që sipas tij do “shpëtojnë” Shqipërinë
Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar në lidhje me takimin e Presidenti të Republikës, Ilir Meta me djalin e filantropit , George Soros. Me një shënim në “Facebook’, Patozi thotë se opozitarët që i kërkojë llogari kreut të shtetit për këtë takim, por edhe Lulzim Bashës se pse nuk protestoi kundër Aleksandër Vuçiç në Tiranë, janë të vetmit që mund ta rrëzojnë nga pushtetit kryeministrin Edi Rama.
Postimi i Patozit:
TË VETMIT QË MUND TA RRËZOJNË EDI RAMËN
Këta opozitarët radikalë, që i kërkojnë llogari Ilir Metës për “krimin” e takimit me djalin e Xhorxh Sorosit dhe Lulzim Bashës pse nuk protestoi në krah të degës së Vetëvendosjes së Tiranës kundër Mini-Shengenit ballkanik, duket se janë të vetmit që mund ta rrëzojnë regjimin e korruptuar të Edi Ramës. Sepse kanë gjetur, jo vetëm shkakun, por edhe kohën e duhur për të na ndriçuar dhe bindur si shqiptarë se përse punët tona na shkojnë kaq keq.
Zoti e ndihmoftë Shqipërinë për të ardhur sa më shpejt dita që ata të merren seriozisht dhe populli t’i ndjekë e t’u besojë! Vetëm atëherë mund të shpresojmë se do të shpëtojmë, jo vetëm nga kjo qeveri e korruptuar, por edhe nga hallet dhe dertet e tjera, që na kanë pllakosur në këto ditë të vështira, jo thjesht nga tërmeti.