At Nikolla Marku: Kryepeshkopi serb Ireneu, luftënxitës dhe shovinist
At Nikolla Marku, famullitari i Kishës Ortodokse Shqiptare “Shën Mëria”, në një konferencë për shtyp ka akuzuar gjatë një konference për shtyp kryepeshkopin serb Ireneu, duke e quajtur luftënxitës dhe shovinist.
Ai u shpreh se nën petkun e priftit dhe dashurisë së Zotit, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Serbe mbajti qëndrimin e tij luftënxitës dhe shovinist ndaj kombit shqiptar dhe territorit ku jetojmë ne së bashku në Ballkan.
“Ireneu para disa ditësh tha se Kosova është plagë e hapur e Serbisë, qëndrimet e tij janë të papranueshme dhe jashtë realitetit ku jetojmë tani.
Me neveri dhe përçmim i hedhim poshtë si lajthitje dhe luftënxitëse ndërmjet njerëzve. Ne i themi Ireneut se Kosova është shtet i pavarur si gjithë shtetet e tjera të botës.
U bëjmë thirrje të gjitha kishave të tjera ortodokse në botë të mbajnë qëndrim të drejtë ndaj këtij prifti të lajthitur dhe ngatërrestar.
I bëjmë thirrje edhe Patriarkanës, ta dënojë deklarimin e Ireneut si jashtë kanonit fetar dhe si shovinizëm ndaj kombit shqiptar”, – deklaroi At Nikolla Marku. /GSH/
KOHA JONË SONDAZH

