Atdheu që të dëbon/Valltarja e njohur: Atë që vuajta 27 ditë në atdhe, s’i kam hequr 27 vjet jashtë
Valltarja e njohur e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, Linda Kalemi, që jeton prej 27 vitesh jashtë Atdheut ka reaguar pas debatit që shkaktoi tenori Agim Hushi.
Ja reagimi i plotë i Linda Kalemit:
Atdheu, hyn në kufi, dredhon rrugët e gjelbra si sixhade, rrotull njerëz fëmijë lopë kuaj ..të duken si të shtëpisë…vazhdon rrugën nëpër autostrada, kurioze të kapësh ndonjë ndryshim.. buzëqeshur e sy perënduar nga malli hyn në Tiranë.. – o Ma.. shih sa bukur, a sistemohemi prapë këtu?? – Kismet djali… duke parë e duke bërë.. Ngjita shkallët e pallatit të shtruara me qilim fara luledielli e mure dekoruar me zhgarravina e citate banale.. . Hyj brenda, doja të çlodhesha, e pamundur, non stop ulërima fëmijësh që lozin jashtë deri në mesnate.. parkova makinën me rregullat e trafikut, por e gjeta gomën duke dhënë shpirt nga thikat që kishte marrë. Më thanë që e bën gomisteri pranë… trafiku rënkon, në një miniqytet bllokohesh orë të tëra rrugëve nga shofera që flenë me celular në vesh apo çiliminj shtriqur sediljeve me dorën në timon dhe buzët tek e dashura… një nga këta më goditi mbrapa.. dëmi i vogël.. mendova t’ia fal por kur e pash të afrohej krekosur si gjel e te shfrynte alla shqip më hipën bubat dhe thirra policinë që ja mori lekët e dëmit, i dha si çeço e iku si lepur.
Kërkoj të parkoj, por nuk gjej vizat që janë fshire kudo, eci trotuareve, e pamundur. kam kapur peshkun 2 herë se pllakat janë akoma të kohës se xhaxhit, rrofshin pijanecët që më mjekuan plagët me raki.. shkoj në ambulancë , mjek s’ka, me siguracion shëndeti, por ilaçet e duhura janë me lekë.. Shkoj zyrave s’gjej njeri, shkoj te noteri të mashtron me buqetë elozhesh.. gjyqe pronash që të nxjerrin në pension, lajme vrasjesh makabre që të bëjnë të mendohesh para se të hapësh gojën. Ulem në kafe.. rrotull bukuroshe që shajnë me libër shtëpie.. kamerieri s’të hedh sytë.. shërbimi zero, kudo çmime në qiell, maratone asfaltesh, mbi to rini pa shprese me thika në brez, duken të vogla por ta nxijnë.. më e keqja pluhuri në mushkëri.
Çfarë mbeti tjetër?? Patriotizmi kujt i duhet? Atë që hoqa në 27 dite s’e kam hequr në 27 vite jashtë.. Të dashur patriotë… do ju lë me parullën tuaj: “Eja kontribuo në atdhe” … unë po ju them: “Që të dua, dashuroj apo të kontribuoj më parë duhet të ekzistoj. Ju çfarë bëni për atdheun e shtresat në nevojë, si e ngrini zërin, veç disa kokrrave ku jeni në protesta? Ndaj njereë e artistë që detyrohen të kthehen në tokë të huaj për të jetuar si njerëz mos i përflisni, mos i dhunoni dëshirat e idetë e tyre. Nderi i kombit vëllezërit Frashëri jetën në Turqi, por zemrat në Shqipëri.. Vaçja i këndoi atdheut, por e mbylli jetën larg tij… atdheu nuk duhet vetëm në atdhe .. atdheu të më kërkojë dhe jam gati. Atdheu jo që s’të kërkon e s’të dëgjon, por të dëbon… Përsëri të duam ty Atdhe, edhe pse krahët e tua të plagosura nuk na mbajnë…

