Atenati ndaj Tahirit.Dalin fotot e kamerave. Policit ia vunë tritolin dy persona me benz

Sapo janë parë kamerat e policisë. Ne rastin e farmacise së babait të Tahirit ka qenë një person me bicikletë. Në rastin e dytë me shtepinë e policit kamerat kanë fiksuar nje makinë benz me dy persona. Policia presupozon se ngjarjet s'kanë lidhje me njëra-tjetren por do të shihet edhe gjatë diteve në hetimin nga prokuroria e krimeve të rënda.

Janë publikuar në emisionin “Opinion” fotot e personave të dyshuar se kanë vendosur minën në stacionin e autobusit pranë shkollës "Vasil Shanto", gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Në fotot e publikuara nga gazetari Spartak Koka, pranë urës së shkollës “Vasil Shanto” paraqiten dy raste të dyshimta, një person me motor dhe një tjetër me biçikletë, për të cilët dyshohet se mund të jetë njëri prej tyre që ka vendosur minën në afërsi të stacionit autobusit.

Mina fatmirësisht nuk ka shpërthyer dhe pas njoftimit është çaktivizuar nga njësitë e specializuara.

SHKARKO APP