Atentai mafioz në Tiranë, autori mund të jetë rreth të 30-tave
Ende nuk ka autor të ekzekutimit mafioz që tronditi të enjten Tiranën, ku u vra 66-vjeçari Behar Sofia. Prokuroria dhe policia nuk kanë ende ndonje emër të dyshuari, madje nuk ka as të qartë motivin e krimit të rëndë.
Pamjet filmike të kamerave të sigurisë të lokalit ku 66-vjeçari ka pirë kafen e mëngjesit, si dhe ato në vendin ku ka ndodhur krimi, kanë fiksuar autorin, por maskimi i tij me maskë anti-covid, syze dhe kapuç në kokë e bën të paidentifikueshëm.
Ekspertët po mundohen të krijojnë një identikit nisur nga parametrat trupore të ekzekutorit, i cili mendohet se është mbi 30-vjeç, ndërsa është e vështrirë të identifikohen tiparet e fytyrës për të cilat është kujdesur t’i fshehë.
Atentatori ka përdorur biçikletë për t’u larguar nga vendgjarja, por dyshohet se ai ka qenë në dijeni të lëvizjeve të viktimës dhe sipas hetuesve duhet te kete patur edhe te tjere bashkëpunëtor që e kanë sinjalizuar. Viktima është qëlluar me dy plumba, një prej te cilave e ka kapur në kofshë duke dëmtuar aortën kryesore, që i ka shkaktuar humbje të nje sasie të madhe që ka sjelle si pasoje vdekjen.