Atentat dy të rinjve në Tiranë, gjurma që lanë autorët në vendngjarje
Policia e kryeqytetit ka rënë në gjurmët e autorëve të dyshuar të atentatit me armë zjarri në rrugën “Sabaudin Gabrani” në ish- Misto Mame. Për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera.
Blutë e kryeqytetit mësohet se në vendngjarje është gjetur i braktisur një automjet tip “Golf” që paraprakisht dyshohet se është përdorur nga autorët.
Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, nga e cila mbeten te plagosur shtetasit Xh. V., 33 vjeç, si dhe J. SH., 25 vjeç.
Informacioni paraprak
Më datë 11.07.2017, rreth orës 23:29 në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur njoftimi për të shtëna me armë në rrugën “Sabaudin Gabrani”, në ish “Misto Mame”.
Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku ka rezultuar se: Nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur shtetasit: Xh. V., 33 vjeç, si dhe J. SH., 25 vjeç.
Shtetasit e plagosur janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton per zbardhjen e ngjarjes, nderkohe qe thuhet se autoret jane identifikuar.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje – daljet e qytetit si dhe po krihet zona përrreth me qëllim kapjen e autorit/ BW

