Atentat ndaj Presidentit të klubit të futbollit

Fehmi Mëziu, presidenti i klubit të futbollit, Korabi është personi që i shpëtoi një sulmi me thikë mbrëmjen e së enjtes. Lajmi u shpërnda nga Komisariati numër 1. Sipas burimeve zyrtare thuhet se u arrestua Edmond Gecaj 27–vjeç dhe është shpallur në kërkim shtetasi S.M. Këta dy persona kanë tentuar të vrasin me thikë shtetasin presidentin e klubit Korabi. Ngjarja ndodhi në rrugën “Hoxha Tahsim” dhe sipas informacioneve paraprake ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive borxhi në vlera të larta monetare. Grupi hetimor tha se vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

SHKARKO APP