Atentat në Durrës. Një i vrarë dhe një i plagosur. Identifikohet viktima

Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një atentati të tipit mafioz në Durrës.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se viktima dhe i plagosuri ndodheshin në të njëjtën makinë, tip Audi A8 me targa AA857. Të njëjtat burime thanë se viktima është Edison Harizaj 38 vjeç, nga Vlora, me precedente penalë.

I plagosur ka mbetur G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 në zonën e plazhit ndërsa në zonën e Shën Vlashit është gjetur një automjet i djegur që dyshohet e ka lidhje me ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?