Atentat në ish-Bllok.Vritet një person.Në tavolinë një gazetar dhe oficer policie
Një person është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:20 në një lokal në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”, ku shtetasi Elton Çici është qëlluar me armë zjarri. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja, ndërkohë që forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Policia e Tiranës ka marrë një telefonatë se në një lokal pranë zonës së stadiumit “Selman Stermasi”, tek Tirana e Re, ishin dëgjuar të shtëna me armë. Forca të shumta policore shkuan në vendngjarje në lokal . Policia ka sekuestruar kamerat e sigurise te çdo lokali aty afer. Mësohet nga ABC news se ne momentin e vrasjes Elton Cico ka qene ne tavoline me nje gazetar dhe nje punonjes policie. Policia po shoqeron personat e pranishem dhe po pyet deshmitarët.
36 vjeçari është djali i Naim Çiçës, 61 vjec. Prinderit e tij u bënë pre e një grabitjeje në banesën e tyre në lagjen “Demokracia” të qytetit të Tepelenës më 31 mars 2015. Tre persona të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin dhe përdorimin e armëve të zjarrit, vodhën një shumë prej 5.000 euro dhe më pas u larguan duke përfituar nga errësira. Ata përdorën dhe dhunë fizike ndaj të moshuarve.
Sekuestrohen kamerat e sigurise
Kamerat e sigurisë si dhe te gjithë personat që ndodheshin në lokal në momentin e krimit pritet të zbardhin detaje mbi krimin. Pamjet filmike të regjistruara nga kamerat pritet të zbardhin dinamikën dhe autorin. Gjithashtu dhe personat e shoqëruar me dëshmitë e tyre.
Hetohet pista e hakmarrjes pas grabitjes së prindërve

Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi atentati

Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi atentati

Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi atentati
Njoftimi i policisë së Tiranës (ora 23:00, 1 Maj 2016
“Policia e Tiranës ka marrë një telefonate se në një lokal pranë zonës së stadiumit “Selman Stermasi”, tek Tirana e Re, ishin dëgjuar të shtëna me armë.
Forca të shumta policore shkuan në vendngjarje. U konstatua se te lokali është plagosur me armë zjarri shtetasi Elton Cico. I plagosuri është dërguar menjëherë për ndihme mjekësore në spital, por megjithë ndihmën e dhënë ai ka ndërruar jetë. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të krimit dhe kapjen e autorëve.
KOHA JONË SONDAZH

